“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

Shqipëria ende nuk e di se sa trupa ushtarake do të dërgojë në Gaza si anëtare e Bordit të Paqes. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u distancua nga harta që po qarkullon në media, pasi sipas tij ende nuk ka një përcaktim për rajonin ku do të qëndrojnë trupat tona. “Nuk përbëjnë dokument zyrtar”, tha ai. “Nuk ka ndarje të zonave operacionale në të cilat do të veprojë një shtet apo një shtet tjetër. Është faza e planifikimit fillestar për këtë qëllim”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji. “Ne po presim përcaktimin e vendeve aleate që do të kenë rol ombrellë, në mënyrë që ne të përfshihemi brenda tyre në këtë operacion. Është një angazhim me dy faza. Shqipëria përfshihet në shtab”, shtoi...