SELIA ROZE NUK ESHTE AQ ROZE SA DUKET
Pas shkarkimit të papritur të Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme, tensionet brenda selisë rozë dolën në sipërfaqe gjatë votimit për autorizimin e kërkuar nga SPAK për Belinda Ballukun. Ish ministrja nuk ishte e pranishme në atë votim.Në mbledhjen e Asamblesë së PS, Elisa Spiropali u shkarkua dhe si drejtuese politike e Tiranës, vendin e të cilës e zuri Taulant Balla. Ky i fundit të martën foli për një vendim nga grupi parlamentar socialist për Spiropalin.Kjo nuk u prit mirë nga deputetja socialiste, e cila sfidoi Ballën me mbledhjen e grupit.Analisti Lorenc Vangjeli, u shpreh se po dalin në pah konfliktet dhe problemet e brendshme të PS, duke “grisur velën që e kishte mbuluar”.“Po ndodh ajo që deri dje ishte mbuluar me një velë. Sipas...
Burimi:
ntv.al