Sekuestrime pasurish dhe arrestime të bujshme, Romeo Kara paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare, ja dy…

Sekuestrime pasurish dhe arrestime të bujshme, Romeo Kara paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare, ja dy…

Avokati i njohur, Romeo Kara ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, situatën politike në vend dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që po prekin nivelet më të larta të qeverisjes, përfshirë edhe çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke folur për përplasjet e shkaktuara pas lëvizjeve të fundit të Ervin Salianjit, Z.Kara e sheh këtë situatë si vazhdimësi të një modeli të vjetër përjashtimesh që e ka shoqëruar këtë forcë politike që nga fillimet e saj. Situata në PD “Në vitin ’92, kur janë bërë përjashtimet e para me mocionistët, kam rastisur në një bisedë me ish-sekretarin e ambasadës këtu, më vonë ambasador, me Chris Hill bashkë me një person tjetër, ku i kemi thënë që priten përjashtime. Ai nuk e besonte që kjo parti,...