Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj po zhvillojnë këtë të enjte, më 9 prill, një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare. Diskutohet për ekonominë, punësimin, pagat në çdo sektor ku dhe ndërtimi po luan një rol kyç në tranformimin ekonomik e social të Shqipërisë. Kryeministri gjatë fjalës së tij, kritikoi opozitën që sipas tij po hedh baltë mbi sektorin, që sipas tij po transformon vendin. “Në Shqipëri sjell shumë të mira, por nga ana tjetër për fattë keq si çdo gjë në këtë vend që sulmohet kur shfaqet me sukses, që goditet kur shfaqet si ndryshim, që mbulohet me baltë kur shfaqet si një shenjë e të nesërmes, është një sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme goditje,...