Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Sekt kriminalo-korruptiv që ka plaçkitur Shqipërinë’, Noka: Protestat do të vazhdojnë deri në largimin e qeverisë narkos
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “sekt kriminalo-korruptiv” që, sipas tij, ka pasur si qëllim të vetëm vjedhjen dhe zhvatjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Noka komentoi protestën e opozitës të 22 dhjetorit, duke theksuar se ajo ishte një shprehje e qartë e revoltës popullore kundër padrejtësisë, korrupsionit dhe inkriminimit të shtetit. Sipas tij, protesta erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e skandaleve të bëra publike, përfshirë atë që lidhet me ministren Belinda Balluku dhe skandalin e AKSHI-t, ku përmenden emra si Mirlinda dhe Gys Gasi. “Protesta e 22 dhjetorit kaloi çdo pritshmëri. Për herë të parë, edhe analistët e paguar të regjimit nuk arritën të thonë se nuk kishte popull. Ishte...