Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka folur këtë të hënë për Euronews Albania lidhur me vendimin e Kushtetueses lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut. Klosi ka thënë se pas vendimit të Kryeministrit pas mbledhjes së grupit të PS-së, sipas tij forca e tyre politike do të ruajë parimin e mbështetjes për drejtësinë, por nuk do të jetë dakord për ndërhyrjen në pushtetin e zgjedhur nga populli për pezullimin e një ministri si një funksion i padelegueshëm. “Për hir të kronikës nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por sa i përket raportit me PS-në, ne disa parimeve i qëndrojmë shumë fortë. E para, mbështetja për drejtësinë e re dhe organet e drejtësisë së re dhe atë çfarë drejtësia e re merr vendim....
Burimi:
javanews.al