Seancë në GJKKO për Erion Veliajn/ Shqyrtohet sot kërkesa mbi masën e sigurisë

Seancë në GJKKO për Erion Veliajn/ Shqyrtohet sot kërkesa mbi masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj pritet të nxirret sot, për disa orë nga ambientet e paraburgimit, për t’u paraqitur në GJKKO. Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 09:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pritet të vendosë nëse do të pranohet ose jo kërkesa e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë. Megjithëse dita është e diel, seanca e 1 shkurtit është planifikuar të mbahet sot për shkak të afatit ligjor pesëditor, i cili nis nga momenti i depozitimit të kërkesës nga mbrojtja.