Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n
Kuvendi zhvilloi një seancë maratonë që përfundoi në orën 04:15 të mëngjesit të së premtes, gjatë së cilës u miratuan dy projektligje dhe pesë projektvendime, mes tyre edhe zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë. Gjatë votimeve në seancë plenare, deputetët miratuan katër kandidatura për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Konkretisht Selami Xhepa u miratua anëtarë me 74 vota pro dhe 16 kundër, Holta Zaçaj u miratua me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim; Ervin Mete u miratua me 74 vota pro dhe 17 kundër; Jonida Prifti u miratua me 73 vota pro dhe 18 kundër. Ndërkohë, kandidatura e Matilda Shehu, e propozuar nga mazhoranca, do të votohet në një tjetër seancë plenare, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar...
Burimi:
javanews.al