Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Artan Gjermeni, deklaroi për mediat pas shtyrjes për në 2 shkurt të seancës paraprake, se klienti i tij nuk është njohur ende me aktet e dosjes, për shkak të mungesës së një urdhërimi nga organi i procedurës. Sipas Gjermenit, Veliaj ka të drejtë të njihet personalisht me aktet, qoftë fizikisht me dokumente të printuara apo përmes mjeteve elektronike, por asnjë nga këto mundësi nuk është bërë e realizueshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pa një autorizim të posaçëm. “Të garantojmë një të drejtë proceduriale. I pandehuri të njihet personalisht me aktet në dosje, ose fizikisht me letër të printuar ose me akt elektronik. Asnjë nga këto mundësi nuk mundësohet, drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk e mundëson...
Burimi:
javanews.al