Seanca në GJKKO/ Cakrani zbulon provën e re dhe paralajmëron një ‘show fantastik’ në gjykatë
Në përfundim të seancës paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani ka bërë publike një provë të re që synon të rrëzojë akuzat për lobim, duke paralajmëruar thirrjen në gjykatë të kryeministrit Rama dhe 73 deputetëve të tjerë. Pas seancës së mbajtur në GJKKO, Cakrani deklaroi se pala mbrojtëse ka dorëzuar si provë një ndërhyrje të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili në atë kohë kishte falënderuar zotin Meta për rolin e tij në reformën në drejtësi. Sipas avokatit, kjo provë dëshmon se lobimi për të cilin akuzohet Meta nuk ka qenë korruptiv apo i lidhur me pastrim parash, por në funksion të reformës në drejtësi, një proces që, siç tha ai, “bashkoi të gjithë deputetët”. “Lobimi tashmë doli në dritë të...
Burimi:
sot.com.al