Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. Avokati mbrojtës i Veliajt, Plarent Ndreca thotë se Dado nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe se nuk përfitonte nga përjashtimet e parashikuara në legjislacionin e asaj kohe. Pasi, Ndreca tha se Dado nuk ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit, nuk ka punuar jo më pak se tre vjet si pedagog në Shkollën e Magjistraturës ose në Fakultetin Juridik, nuk ka shërbyer si këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridikoprofesionale pranë Kuvendit, Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Drejtësisë ose Zyrës së Avokatit të Popullit apo nuk ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë...