Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

Sara Mila, deputete e Partisë Socialiste, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është penduar aspak për Reformën në Drejtësi. “10 vite nuk janë pak, por nuk janë as shumë për të maturuar një reformë e cila nisi si kusht themelor për anëtarësim në BE, por edhe si domosdoshmëri për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por, ajo që ka ndodhur në këto vite, gjatë maturimit, sistemi i drejtësisë reflekton disa problematika mbi rolin e gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit. Kryeministri kërkon thjesht një qartësim. Gjyqësori nuk mund të bëjë politikë dhe të vendosë atë që ka në dorë ekzekutivi për ta bërë”, tha Mila. Sipas saj, “kjo është betejë parimore, ku Gjyqësori nuk mund...