“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, Rama pas takimit me Thaçin: E gjeta komandantin të buzëqeshur
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një vizitë në Hagë, ku u takua do me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçit, i cili prej tashmë 5 vitesh ndodhet i izoluar nën akuzat për krime lufte. Pas takimit, Rama tha se e gjeti Thaçin të qetë, në formë dhe të buzëqeshur, pavarësisht kufizimeve të shumta që i janë vendosur gjatë procesit ndërkombëtar. “Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan ai, teksa thekson se në zemër të Evropës po ndodh një padrejtësi ulëritëse. Rama: Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli...