Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, është pritur këtë të martë, 6 janar, nga Presidenti Emmanuel Macron në Francë. Arsyeja e vizitës së Ramës në Francë është Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, që do të mbahet në Pallatin Elysee. Më herët përgjatë kësaj dite, Rama zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gerald Darmani. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë foto nga takimi i tyre. “Për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama në...