Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të shtunë një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe rritjen e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit. Gjatë takimit u diskutuan tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën dhe përgatitjet për Samitin e IV-t të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë më 14 dhe 15 prill. “E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë, për bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit. Bashkëndamë idetë tona për tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, që e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej...