Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Samiti i IV i Diasporës në Tiranë do të mbahet në datat 13-14-15 prill. Kryeministri Edi Rama i është drejtuartë gjithë bashkëkombësve përtej kufijve shqiptarë përmes një ftese, për t’ju bashkuar samitit për të projektuar sikurse thotë ai “rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE”. Ftesa që mban firmën e kryeministrit Rama, është bërë publike nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes rrjetit social X. Teksa i cilëson shqiptarët e diasporës si ndërtues aktivë të së ardhmes së Shqipërisë, në mesazhin Ramës nënvizohet rëndësia e samitit të prillit me qëllim dhënies së një energjie të re për motorin e shtuar të zhvillimit të vendit tonë. “Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe...