Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës, ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim në Tiranë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, duke sjellë një tjetër moment simbolik të lidhjes mes Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit. Lajmin e bëri publik vetë ministri përmes një postimi në rrjetin social X, ku nuk kurseu vlerësimet për figurën e Gashit. “Kënaqësi të takoja sot në Tiranë deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës”, shkruan Hoxha. Ai e cilëson Gashin si një histori suksesi dhe krenarie, një shembull tipik i diasporës që jo vetëm është integruar, por edhe ka arritur të jetë pjesë aktive në politikën e një vendi europian si Suedia. “ Arbëri, bir i Drenicës,...