Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës
Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Mila, në kuadër të turit rajonal “EUth Balkans – Regional Youth Consultation Tour”, ka qenë e ftuar në Preshevë, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj komune. Në fokus të diskutimeve ishte përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe shfrytëzimin e mekanizmave evropianë për zhvillim të qëndrueshëm. Si një shembull për të rinjtë, veçanërisht për vajzat që kanë ambicie të angazhohen në politikë, deputetja Mila ndau përvojën personale në rrugëtimin e saj politik duke vënë në dukje se angazhimi si deputete lidhet edhe me mbështetjen e brezit të ri. “Njerëzit patën besimin që një vajzë e re, një format i ri, një njeri i thjeshtë që ka shumë dëshirë dhe...
Burimi:
javanews.al