Salianji takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria pa parti funksionale
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim në Tiranë me intelektualë, aktivistë dhe pedagogë, ku në fokus ishte demokracia në vend dhe aktualiteti politik. Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi rëndësinë e funksionimit të partive politike si një element kyç për demokracinë. Ai u shpreh se pa parti politike që i nënshtrohen vullnetit qytetar dhe proceseve demokratike, nuk mund të ketë demokraci funksionale. “Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemin politik dhe përgjegjës është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërben interesave të qytetarëve. Gjithçka bëhet për interesa të klaneve të caktuara. Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt...
Burimi:
opinion.al