Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur takimin me demokratët në Fier, ku i është rezervuar një pritje entuziaste. Gjatë takimit, Salianji sulmoi kupolën drejtuese të PD-së, duke thënë se ata gënjejnë demokratët me premtime se do e sjellin opozitën në pushtet. Salianji tha gjithashtu se kupola drejtuese e PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi sipas tij, ai nuk ka hyrë në politikë që të heshtë, por që të flasë të vërtetën. “E keni parë arsimin? Sesi ka beton, bëhen gjasme shkolla, por shërbimi arsimor është mizerje. Drejtoritë arsimore janë bërë si organizata partie dhe i kanë kthyer mësuesit e Shqipërisë thuajse si roje dhe administratorë. Ky është standardi i edukimit të Edi Ramës. Këta edhe fondet e BE-së tentojnë t’i vjedhin. Ka fasada dhe...
Burimi:
javanews.al