Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”
Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Ervin Salianji u trajtua në Partinë Demokratike njësoj si Gramoz Pashko në vitin 1992. “Në vitin 1992, i mbani mend pamjet e Gramoz Pashkos, që guxoi foli diçka dhe i bërtiste salla. E kuptoni? Dhe këtu kthehemi prapë te thelbi i problemit: ajo klikë që është në krye të PD-së. Nuk e do më njeri”, tha Tafani. Sipas analistit, në Partinë Demokratike ka një grup që “presin momentin kur Berisha mos jetë më aty fizikisht”. “Në PD ka një grup i cili është një grup që kanë besimin e patundur tek kryetari. Ke dhe një grup tjetër që e di që janë eunuk që nuk kanë mundësi të marrin votën në terren dhe presin momentin kur Berisha mos jetë më...