Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Salianji shpërthen nga Shkodra: Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, por kërkojnë të mos takohemi bashkë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur takimin e tij të paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar ashpër ndaj mesazheve të dërguara nga zyrat e PD-së, që u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Në fjalën e tij përpara demokratëve, Salianji tha se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. “Gjatë ditës së djeshme, ju dhe pothuajse të gjithë demokratët keni parë një mesazh që vjen në emër të PD-së dhe që thotë se ky takim organizohet nga Benet Beci. Mesazhi vjen nga një numër që paguhet nga...