Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Janë dy humbësa serialë të dëshpëruar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke komentuar udhëzimin e ri në parti, është shprehur se kupola drejtuese e PD-së nuk ka asnjë shans që të përjashtojë njeri dhe të përcaktojë anëtarësinë e PD-së. Ai i cilësoi drejtuesit aktualë të PD-së si humbësa serialë.“Nuk ka asnjë shans që të përjashtojë njeri dhe nuk ka asnjë shans që anëtarësinë në PD ta përcaktojnë ata që janë humbësa serialë në PD. Anëtarësia lidhet me kontribut dhe jo me qëndrime të ndryshme. Nuk lidhet as me interesat personale të askujt prej lidershipit që kanë frikë anëtarësinë.Parimi në demokraci është që anëtarët në rastin e partive politike përcaktojnë se kush janë drejtuesit e partisë dhe jo e kundërta, që drejtuesit e partisë përcaktokan se cilët janë anëtarët që duan ata për...
Burimi:
ntv.al