Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për zhvillimet brenda PD dhe ndryshimet e paralajmëruara të statutit të partisë gjatë mbledhjes së Kryesisë. Në një reagim në “X”, ai shprehet se opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria, pasi rrezikon të humbasë besimin e qytetarëve tek alternativa politike. Salianji thekson se ndryshimet e njëanshme në rregullat dhe statutet e partisë përbëjnë uzurpim dhe dëmtojnë besimin e demokratëve. Sipas tij Neni 46 i statutit është i qartë dhe nuk mund të anashkalohet për interesa të momentit. ReagimiNuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen...