Salianji: Rama ndryshon ligjin për të mbrojtur veten nga SPAK
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur ditën e sotme takimin me demokratët në Berat, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po propozon ndryshime ligjore për të mbrojtur veten dhe ministrat e tij nga hetimet e SPAK. Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se ndryshimet e propozuara në ligj nuk bëhen për të ndihmuar qytetarët me procese të padrejta, por për të krijuar garanci për qeverinë. “Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj jo për njerëzit me gjyime të padrejta, ai e ndryshon për t’i garantuar vetes dhe ministrave të vetë garanci që të mos preket nga SPAK”, deklaroi Salianji. Ai theksoi se opozita duhet të jetë e sinqertë me veten dhe qytetarët, duke pranuar se edhe Partia Demokratike ka pasur përgjegjësi...
Burimi:
ntv.al