“Salianji nis të marrë rol drejtues”, Mërtiri: Përpjekjet e Berishës për tym e flakë tregojnë vetëm pafuqinë e tij

“Salianji nis të marrë rol drejtues”, Mërtiri: Përpjekjet e Berishës për tym e flakë tregojnë vetëm pafuqinë e tij

Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka as kapacitetin dhe as mbështetjen e nevojshme popullore për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, mungesa e instrumentit kryesor popullit, e bën opozitën aktuale të pafuqishme, ndërsa veprimet e Berishës i cilësoi si përpjekje për të fshehur dobësinë e brendshme. Mërtiri theksoi se vendi ndodhet përballë një qeverie dhe një opozite me imazh të dëmtuar, ndërsa brenda Partisë Demokratike po thellohet përplasja mes bazës që kërkon ndryshim dhe elitave që mbështesin statuskuon. “Berisha nuk ka fuqinë që të rrëzojë qeverinë, sepse nuk ka mbështetje popullore. Nuk ka asnjë mjet që ta rrëzojë qeverinë, sepse nuk ka popullin, instrumentin e vetëm për të rrëzuar qeverinë. Përpjekja e Berishë për të...