Salianji nga Korça: Kam mbështetje masive, qytetarët nuk i ndali as bora të më bashkohen
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Korçë, ka theksuar nevojën për bashkim të opozitës dhe riorganizim të Partisë Demokratike, duke vënë theksin te dëgjimi i shqetësimeve të demokratëve dhe hapja ndaj shoqërisë. Në deklaratën e tij para takimit, Salianji u shpreh se mbështetja që po merr është e dukshme dhe masive, duke nënvizuar se as kushtet e vështira atmosferike nuk i kanë ndalur qytetarët të marrin pjesë. “Kam mbështetje masive, njerëz që nuk i ka ndaluar as shiu, as bora dhe as ngrica për të ardhur në takim”, u shpreh ai. Sipas Salianjit, domosdoshmëria kryesore për opozitën mbetet bashkimi i çdo opozitari, duke nisur nga bashkimi i Partisë Demokratike, si dhe dëgjimi i shqetësimeve të demokratëve në çdo cep...
Burimi:
vizionplus.tv