Salianji nga Fieri: Nuk mund të ndryshojë Shqipëria pa ndryshuar më parë PD, drejtuesit nuk lejojnë garë të brendshme

Salianji nga Fieri: Nuk mund të ndryshojë Shqipëria pa ndryshuar më parë PD, drejtuesit nuk lejojnë garë të brendshme

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, ku zhvilloi një takim me simpatizantë dhe anëtarë të PD, nga ku theksoi se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit. Në fjalën e tij Salianji tha se nuk mund të kërkohet ndryshimi në qeveri pa ardhur më parë ndryshimi në Partinë Demokratike. Ai kritikoi drejtuesit e PD për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik. Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi.  Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e...