Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Ish-deputeti Erivin Salianji ka sulmuar kupolën drejtuese të PD-së, gjatë takimit me demokratët që zhvilloi sot në Fier. Salianji tha se lidershipi i PD-së përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në garat e brendshme të partisë. Ai shtoi se sot PD është në stanjacion, e papërtërirë dhe e ngrirë, ashtu siç sipas tij i leverdis kryeministrit Edi Rama. “Mungesa e garës së brendshme, përjashtimet imagjinare, miqtë e armiqtë imagjinarë nuk duhet ti përkasin më partisë sonë. Shkëputjet e copëzave nuk duhet t’i ndodhin më PD-së. PD nuk është pronë e askusjt, as e imja e kryetarit dhe as e sekretarëve. Sipas retorikës së lidershipit të PD-së, jemi të gjithë bashkë, por kur afrojnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet, gjithçka bëhet punë e 2-3 vetave. Mbyllen...