Salianji mesazh Berishës nga Fieri: PD pasuria jonë më e madhe, por duhet të jetë parti e garës

Salianji mesazh Berishës nga Fieri: PD pasuria jonë më e madhe, por duhet të jetë parti e garës

“Shqipërinë e ndryshojnë demokratët”, kështu u shpreh Ervin Salianji në takimin e mbajtur me demokratët në Fier. Gjatë fjalës së tij ai dha mesazhe të forta duke bërë thirrje për bashkim, duke mos kursyer edhe kritikat ndaj lidershipit të PD, Sali Berisha për të cilin tha se nuk është angazhuar për bashkimin e demokratëve. “Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më  e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundin pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne e...