Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi të zhvilluar në Korçë, deklaroi se ai po përballet me një mbështetje të gjerë nga qytetarët. Sipas Salianjit, pjesëmarrja masive në takime dëshmon nevojën për bashkimin e çdo opozitari, duke e konsideruar Partinë Demokratike si familjen politike ku duhet të dëgjohen shqetësimet e demokratëve në çdo cep të vendit. Ai theksoi se opozita duhet të fokusohet jo vetëm te protestat kundër qeverisë, por edhe te reflektimi i brendshëm dhe hapja reale ndaj shoqërisë dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës. “Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do të ketë mbështetjen tonë, por duhet të shohim edhe nga vetja, sepse protestat nuk përmbushin gjithmonë pritshmëritë e shoqërisë dhe as të demokratëve”, u shpreh Salianji. “I vetmi koment që...