Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD nuk duhet të bojkotojë Komisionin për Reformën Territoriale, pasi ajo ekzistuesja, me gabimet që bëri edhe PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët. Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale për të dhënë aty propozimet e opozitës.  “Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. E mbani mend kur Rama u’a hodhi lidershipit të PD-së për Avokatin e Popullit, u tha që me Ramën nuk ulemi më për reforma. Pastaj thanë për javë me radhë që pjesë e Komisioneve me Ramën nuk marrim më pjesë. Por tani nuk...