Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar nga Lezha kritikat që vijnë nga brenda radhëve të PD-së për takimet që ai ka zhvilluar në qytete të ndryshme në vend, duke i cilësuar ato si pasojë e frikës nga humbja e privilegjeve dhe jo si qëndrime të bazuara në arsye. Ai theksoi se guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që ‘çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë’ dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese. Megjithatë, sipas tij, lidershipi i PD-së nuk po reflekton ende, pavarësisht takimeve masive që po zhvillohen.. Ai theksoi se këto sulme ndaj tij janë shprehje e frikës nga humbja e pushtetit brenda opozitës. “Çfarë nuk po thonë edhe...