Salianji i përgjigjet Berishës: Pse i trembet garës? Demokratët kërkojnë rregulla dhe votë
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas akuzave të drejtuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha për “vetëpërjashtimin” për shkak të pretendimeve se ka lidhje me krimin. Salianji u shpreh se lidhjet e aluduara do të qartësohen me kohën, por pyetja mbetet nëse do të ketë garë të hapur dhe votë të lirë për demokratët. Ai ngriti pyetjen se kur do të mbahet përgjegjësi për rezultatet e Partisë Demokratike dhe premtimet e dhëna nga lidershipi, ndërsa kritikoi se si mundet një kandidat të përjashtojë një tjetër. “Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike?...
Burimi:
ntv.al