Salianji i bashkohet protestës së Berishës, thirrje qytetarëve: Mblidhuni nesër në bulevard

Salianji i bashkohet protestës së Berishës, thirrje qytetarëve: Mblidhuni nesër në bulevard

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës. Ai e ka cilësuar këtë moment si vendimtar për ndryshimin politik në vend. Në postimin e tij, Salianji thekson se 13 vitesh opozitë të vështirë, ka ardhur koha për ndryshim. Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë. “Mesazh për demokratët! Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur! Nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë. Bashkohuni me Partinë Demokratike!”, shkruan Salianji.