“Salianji duhet të ishte kandidat për kryetar të PD-së përballë Berishës”/ Avokati Petraj zbulon prapaskenat në parti
I ftuar ne nje emision televiziv avokati Edmond Petraj ka deklaruar se PD duhet të hapet, në mënyrë që njerëzit të afrohen pranë kësaj force politike. Sipas Petraj, njerëzit nuk mund të afrohen me PD-në kur shohin fatin e Ervin Salianjit, i cili u përjashtua nga ky subjekt politik. Petraj tha gjithashtu se Salianji duhet të ishte kandidat për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit, përballë Sali Berishës. “PD duhet të hapet, të afrohen njerëz. Shumë njerëz nuk afrohen sepse shohin fatin e Salianjit dhe nuk afrohen. Salianji duhet të ishte kandidat për kryetar të PD-së përballë Berishës”, tha avokati Petraj.
Burimi:
sot.com.al