Salianji-Berishës: Dorëhiqu, kë kundërshtar do zgjedhësh për kreun e PD në prill?

Salianji-Berishës: Dorëhiqu, kë kundërshtar do zgjedhësh për kreun e PD në prill?

Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Nga Berati, Salianji i kërkoi Sali Berishës të dorëhiqet nga kreu i PD, pasi humbi zgjedhjet e 11 majit. Salianji pyeti Berishën se kë kundërshtar do zgjedhë për të garuar për kreun e PD në muajin prill. “Tani kanë dalë edhe me tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohen. Po si mund të përjashtohen ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën. PD nuk ka luksin të përjashtojë. Në PD duhen të gjithë, sipas kontributit që u takojnë. Demokratët e zgjuan PD nga një gjumë letargjik. Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të...