Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se Sali Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së, meqë diçka e tillë është e parashikuar në Statut për humbësin e zgjedhjeve. Komentet Salianji i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga, ku tha se aktualisht nuk ka ndonjë ambicie për të garuar për kryetar të PD-së, nëse zgjedhjet brenda partisë do të mbahen në prill. “Duke qenë se është në nenin statutor, a duhet të largohet Sali Berisha pas kësaj humbje?”, ka pyetur gazetari. “Nëse është nen statutor, atëherë kot që diskutojmë këtë debat. Unë nuk po merrem me emra. Unë po them cilat janë problematikat që ka PD. Dhe Sali Berisha me mbështetësit e vet, me kontributin e vet, me simbolikën që ka në...
Burimi:
javanews.al