Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin” e tij nga partia, duke iu referuar deklaratës së Flamur Nokës. Ish-deputeti përmendi statutin e PD-së, teksa tha se nuk ka asnjë shans që të përjashtohet askush nga partia. Rrogëtarët dhe përfituesit në PD, theksoi ai, nuk iu vjen mirë dhe nxjerrin terma që nuk ekzistojnë. Sipas Saliajit, “nuk ka vetëpërjashtim, por vetëaktivizim dhe vetëpërballje”. “Shqipëria nuk ndryshon dhe është e pamjaftueshme nëse PD nuk reflekton dhe ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke rikthyer politika dhe metoda të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët që shumë vite më përpara. E vjetra ka dështuar. Se ka folur...