Salianji ashpërson tonet ndaj Nokës: Nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë

Salianji ashpërson tonet ndaj Nokës: Nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë

Pas përplasjes në distancë që kanë pasur muajt e fundit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar publikisht qëndrimin ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke deklaruar se ky i fundit “nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë”. Në një intervistë për Klan News, Salianji hodhi poshtë akuzat e bëra nga Noka, sipas të cilave takimet e tij politike do të ishin organizuar nga elementë të krimit. Ai i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe fyese, duke theksuar se gjatë gjithë aktivitetit të tij politik ka qenë një nga zërat më të fortë kundër grupeve kriminale në Shqipëri. “Thuaje një akuzë dhe faktoje. Këto janë idiotësi. Unë kam qenë denoncuesi më i madh i krimit në këtë vend, nga Suel Çela në Elbasan,...