Sali Berisha sulmon drejtësinë: Sokol Sadushi ka ndërmarrë një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm

Sali Berisha sulmon drejtësinë: Sokol Sadushi ka ndërmarrë një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm

Nga SPAK ku ka detyrimin për tu paraqitur dy herë në muaj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi gjyqësorin fillimisht, Prokurorin e Përgjithshëm qeverinë e gjyqësorit, që rrëzoi verifikimin ndaj gjykatëses Irena Gjokës, e më pas Inspektorin e Lartë të Drejtësisë që ka në duar vendimmarrjen ndaj saj. “Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj. Pra a mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës...