Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)
Sali Berisha u shfaq sot nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës me premtimin e zakonshëm se do të vazhdojë betejën kundër “narkoshtetit” të Edi Ramës, siç ai e cilësoi përmes një videomesazhi të ndarë në rrjetin e tij social Facebook. “Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve”, tha Berisha, i cili shfaqet në një podium të vendosur në sallonin hyrës të godinës e që përdoret për deklarata personale të anëtarëve të Asamblesë. Sali Berisha, është anëtar zëvendësues në delegacionin e parlamentit shqiptar pranë Asamblesë. Por këtë herë ai ka shkuar privatisht, pasi zyrtarisht Partia Demokratike përfaqësohet edhe këtë herë, si zakonisht, nga deputetja Albana Vokshi. Një urdhër i firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi,...
Burimi:
javanews.al