Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Sali Berisha arkitekt i kaosit dhe simbol i pandëshkueshmërisë, ja si shkatërroi vendin për interesa të dyshimta
Ilir Dako Sali Berisha mban përgjegjësi historike dhe politike për shkatërrimin sistematik të shtetit shqiptar. Ai nuk është thjesht një figurë e diskutueshme e tranzicionit, por një nga autorët kryesorë të dështimit të Shqipërisë si shtet ligjor. Për më shumë se tre dekada, ai ka përdorur pushtetin për të çmontuar institucionet, për të prodhuar dhunë politike, për të mbrojtur korrupsionin dhe për të garantuar pandëshkueshmërinë e vetes, familjes dhe rrethit të tij. Që në fillesë, në vitet 1992–1997, Berisha ndërmori aktin themelor të rrënimit shtetëror: shkatërrimin e pronës private. Zbatimi i Ligjit 7501, i miratuar në fund të regjimit komunist, nuk ishte një domosdoshmëri ligjore, por një zgjedhje politike e qëllimshme. Me shumicë absolute parlamentare dhe autoritet presidencial, Berisha kishte të gjithë fuqinë për ta...