Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes
Saga e përndjekjes që Prokurori Ols Dado ka bërë ndaj Erion Veliajt nuk është mbyllur vetëm me vetting-un e të gjallëve të familjes së kryebashkiakut të Tiranës në disa breza, por ka vijuar edhe me vjehrrin e tij, botuesin e sipërmarrësin, Arben Jakov Xoxa, 7 vjet pas vdekjes. Pas dorëzimit të fashikujve të dosjes hetimore, me urdhër të GJKKO-së, për Veliajn dhe mbrojtësit e tij, janë zbuluar të tjera detaje, që shtojnë dozën e përndjekjes. Siç rezulton nga dosja, Prokurori Dado ka kërkuar nga të gjithë ujësjellësat, hipotekat dhe bankat e Shqipeërisë, në atë që mund të quhet “ekspeditë peshkimi”, çdo informacion për vjehrrin e Veliajt, edhe pse dihej botërisht se Arben Xoxa ka ndërruar jetë në 24 Shkurt 2019. Nga përgjigjet e Ujësjellësit Vlorë,...
Burimi:
javanews.al