“Sa më shumë vonesë, aq më shumë dyshime për Ballukun”, Kara shpërthen:Mazhoranca po blen kohë,ky është hapi i fundit..
Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se çështja e heqjes së imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku po zvarritet, ndërsa sot ishte parashikuar që të mblidhej Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK, por Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes pa afat. I ftuar në një emision televiziv, juristi Romeo Kara tha se Gjykata Kushtetuese, ka marrë një urdhër politik, duke dështuar në ushtrimin e funksionit të saj. ‘Së pari, mendoj se bëhet fjalë për dy institucione të ndryshme. Këshilli i Mandateve nuk ka asnjë arsye ligjore që ta lidhë këtë çështje me një proces gjyqësor në zhvillim. Bëhet fjalë për një proces të iniciuar nga Kryeministrja, që lidhet me kompetencat e saj dhe jo me një procedurë penale apo me një...
Burimi:
sot.com.al