“Sa më shumë llum që të shkëlqejë më shumë Rama”/ Reagon Balliu: Ka rënë çdo gjë, ska më vlerë, është bërë qesharake
Akuza të rënda janë ngritur për një skemë korruptive në industrinë e armatimit, e cila jo vetëm dyshohet se vjedh qindra miliona euro nga paratë publike, por edhe cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në NATO. Këto denoncime, të cilat morën forcë të re pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vënë në qendër të aferës kompaninë “Kajo” dhe lidhjet e saj me individë të afërt me kryeministrin Edi Rama. Sipas deputetit të PD Klevis Balliu i cili ishte i ftuar këtë mëngjes në një studio televizive, kompania “Kajo”, e përfshirë në tenderë të Ministrisë së Mbrojtjes, është një entitet fiktiv pa buxhet real, e krijuar si një “ingranazh korrupsioni”. Në skemë përmenden emra si Arjeta Puca dhe Ron Jefet, i përshkruar...
Burimi:
sot.com.al