“RTSH dështim, të mbyllet”/ Asociacioni i Gazetarëve të shqetësuar pas deklaratë së Ramës: Shkatërron pluralizmin

“RTSH dështim, të mbyllet”/ Asociacioni i Gazetarëve të shqetësuar pas deklaratë së Ramës: Shkatërron pluralizmin

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin pas deklaratës së Ramës pak më parë, ku tha se Radio Televizioni Publik Shqiptar është dështim dhe se duhet të mbyllet, ose të privatizohet. Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim. Deklarata e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti. AGSH vlerëson se retorika politike që stigmatizon median publike dhe sugjeron zgjidhje drastike,...