“Rrugët miliona euro të Ballukut janë shembur”, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

“Rrugët miliona euro të Ballukut janë shembur”, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar para Kryeministria e Shqipërisë, duke hedhur akuza të forta për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Në fjalimin e tij, Lapaj u ndal te situata e infrastrukturës në vend, duke deklaruar se “rrugët miliona euro po shemben para syve tanë”, ndërsa ironizoi punën e ish-ministres së Infrastrukturës, duke pyetur: “Rrugët e Ballukut janë shembur, cilat janë punët e saj fantastike?”. Ai bëri thirrje për bashkim qytetar dhe reagim kundër asaj që e cilësoi si vjedhje sistematike të pasurisë publike. “Të gjithë bashkë për të kërkuar Shqipëri më të mirë. Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, u shpreh Lapaj para protestuesve.     Sipas tij, tubimi...