“Rrugë të shkatërruara, miliarda të zhdukur”, Dervishi paralajmëron: Ky është modeli i qeverisë së Ramës

“Rrugë të shkatërruara, miliarda të zhdukur”, Dervishi paralajmëron: Ky është modeli i qeverisë së Ramës

Drejtuesi i departamentit të infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi, gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në selinë blu, kritikoi ashpër menaxhimin e infrastrukturës rrugore nga qeveria aktuale, duke theksuar se shumë rrugë të ndërtuara gjatë 13 viteve të fundit janë të degraduara dhe se projektet e koncesioneve dhe PPP-ve po përdoren për interesa klienteliste, me kosto të larta për shtetin dhe dëm për qytetarët. Fjala e plotë:Situata e Infrastrukturës Rrugore. 14.03.2026 Gjatë ditëve dhe muajve të fundit, qytetarët shqiptarë janë përballur me një situatë të jashtëzakonshme në sistemin rrugor të vendit tonë. Kemi parë shembje dhe bllokime rrugësh, shkatërrim urash, rrëshqitje skarpatesh dhe shpatesh, si edhe çarje tunelesh. Dhe ajo që është më shqetësuese është fakti se këto probleme nuk po ndodhin në rrugët...