“Rruga është në gjendje lufte”/ Banorët në Luz të Fushë Krujës në protestë, Kalaja: Dëmtimi, ka sjellë pasoja

“Rruga është në gjendje lufte”/ Banorët në Luz të Fushë Krujës në protestë, Kalaja: Dëmtimi, ka sjellë pasoja

Bllokojmë rrugën me banorët e Luzit, unaza e Fushë-Krujës skandal, rrezik fëmijët, të shtrohet rruga! Banorët në fshatin Luz në Fushë Krujë kanë dalë sot në protestë për gjendjen e keqe të rrugës. Protestës së tyre i është bashkuar edhe Aulon Kalaja, i cili ngre shqetësimin për dëmtimin e rrugës pasi ka sjellë pasoja edhe me mjetet e vogla si edhe makinat e tonazhit të rëndë. “Protesta e tyre është drejtë. Rruga është në gjendje lufte. Në trotuare mund të thyesh qafën nga lluci. Bizneset e kësaj rruge në faliment, se të gjithë e shmangin rrugën. Banorët që kanë shtëpitë aty përveçse i janë dëmtuar fasadat nga balta, por jetojnë në ndotje masive. Mjetet e vogla përfundojnë në servise në mënyrë sistematike. Makinat e tonazhit...